Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se edhe për ditën sotme vendi do të ndikohet nga të njëjta kushte atmosferike si dje. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin.
Gjithashtu pritet depërtimi i masave relativisht më të ngrohta duke rritur vlerat e temperaturave, kryesisht ato të mëngjesit.
Në këtë mënyrë, temperaturat minimale pritet të arrijnë nga -5ºC në relievet malore deri në 5ºC në ato të ulta e bregdetare. Po ashtu, edhe temperaturat e mesditës pritet të kenë rritje duke prekur vlerat nga 11ºC në zonat malore deri dhe 17ºC në ato të ulta e bregdetare.
Diskutime rreth kësaj post