Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ishte sot në Vlorë për të diskutuar me anëtarët e PD, ndërsa i ka prezantuar ata me programin e tij.
Një prej tyre në sallë e pyeti se si do të rrëzojë Edi Ramën. Për Shehajn ka vetëm një mënyrë dhe është vota e shqiptarëve. Kandidati demokrat theksoi se në zgjedhjet e fundit shqiptarët nuk besuan tek ta dhe shkak për këtë është lidershipi.
Debati:
Demokrati: Jam anëtar i vjetër i PD, por doja të thoja se ju jeni edhe i ri në PD jeni i djathtë nuk ka dyshim. Aktualisht Shqipëria është në regjim ne vazhdojmë kor bisedën sot. Regjim në të gjitha këndvështrimet. Rama ka ndërtuar një strukturë kriminale që do të thotë me patronazhistë, patronazhon jetën rone. Si do ta përballoni ju këtë regjim nëse nesër do të bëheni kryetar i PD? Të gjithë këta këtu janë demokratë të vjetër kanë përballuar ’97. Si do ta hiqni ju regjimin kriminal të Edi Ramës?
Shehaj: Ka shumë mendime rreth asaj që ju thatë. Shumë vetëm mendojnë se ky është regjim. Pjesa më e madhe e demokratëve është dakord me këtë. Ajo që duhet thënë është kjo. Unë do përqendrohesha mbi zgjidhje. Çfarë mund të bëjmë ne. Unë besoj se e vetmja mënyrë për të rrëzuar Ramën është vota. Betejat tona duhet të bëhen në institucione dhe parlament. Rruga që ndoqëm nuk na çoi askund. Djegia e mandateve, mundësoi ndryshimin e sistemit zgjedhor duke ndaluar koalicionet. Mospjesëmarrja enë zgjedhje po ashtu na ka dëmtuar. Po të mos kishin ndodhur këto dy gjëra ka shumë gjasa që do të kishim fituar më 25 prill. Ne duhet të punojmë ta bëjmë PD më të fortë dhe më të besueshme. Duhet tu flasim shqiptarëve për atë që ata kanë nevojë të dëgjojnë. Duhet tu flasim me gjëra konkrete. Marrim rastin e zgjedhjeve të fundit. Problemi kryesore të shqiptarëve janë papunësia dhe ato ekonomike. Shkaku kryesor është korrupsioni dhe kjo duhet të kishte qenë çështja kryesore në zgjedhjet e fundit. Po i folëm shqiptarëve për integrimin në BE që po ashtu është i rëndësishëm nuk kanë për të na kuptuar. E vërteta është që shqiptarët nuk besuan tek ne, sepse nuk besuan tek lidershipi. Duke parë si është drejtuar opozita ishte e qartë.
Diskutime rreth kësaj post