Mjeku shqiptar Tritan Kalo është rikthyer 36 vite pas në kohë dhe ka postuar një foto të tij në mars të vitit 1984, kur ekzistonte epidemia e rubeolës, duke i bashkangjitur një foto të tanishme në kohën e epidemisë së COVID-19.
Kalo shprehet se edhe pse kanë kaluar 36 vite, vështrimi drejt së ardhmes mbetet ende i kthjellët, po aq të kthjellëta mbeten edhe dëshira, pasioni e përkushtimi në punën e tij të mantelbardhit.
“Përherë pranë jush dhe për ju…. mars 1984, epidemia e rubeolës ….mars 2020, pandemia e Covid-19…edhe pse midis tyre shtrihen 36 vite, vështrimi im drejt ardhmërisë mbetet ende i kthjellët…po aq të kthjellëta mbeten edhe dëshira, pasioni e përkushtimi në punën time të mantelbardhit, një profesion i mbushur me vlera të pafundme jetëdhënëse….pavarësisht vështirësive e sfidave të përditshme, që bart ushtrimi i një profesioni të tillë, nuk besoj se do të bëja një tjetër zgjedhje për jetën time, përpos asaj të të qenurit mjek në shërbim të popullit tim….miq e bashkëkombës, jeni të gjithë e në çdo kohë pa as më të voglin dallim, po aq të vlerësuar nga unë!!!”, ka shkruar Kalo.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post