Moderatorja Alketa Vejsiu, është tepër active në median sociale, megjithatë shumë pak dihet për jetën e saj private. Ajo ka zgjedhur të jetë e rezervuar, dhe zgjedh të flasë shumë pak për familjarët e saj. Megjithatë, në një intervistë për një gazetë italiane, moderatorja ka vendosur të rrëfejë disa detaje, që nuk i njihnim më parë.
Vejsiu ka treguar se bashkëshortin e ka njohur kur donte të binte një shtëpi për prindërit. Ai ishte një ndërtues pallati, dhe pas disa takimesh, kishin rënë në dashuri.
“E kam njohur kur kisha vendosur të bleja një shtëpi për prindërit. Isha 20 vjeçe në atë periudhë dhe bëja dy punë. Ai ishte ndërtuesi i pallatit, që kasha zgjedhur për prindërit. Lashë një takim. Mbaj mend që ai hoqi syzet dhe unë pashë ato sytë e kaltër që të bënin të çmendeshe. Për nëntë muaj deri në pagesën e parë, nuk ndodhi asgjë, por më pas ndodhi historia jonë e mrekullueshme e dashurisë. Historia e jetës sime,”– është shprehur Alketa Vejsiu.
Lidhur me fëmijët, moderatorja ka treguar se është mjaft e lidhur me ta, sidomos me djalin Lionel, i cili është një kopje e saj.
“Jam një mami pop, ndonjëherë bëhem vajza e tretë e shtëpisë. Nicole është 13 vjeçe dhe i pëlqen të jetë mikesha ime më e mirë. Jam e çmendur pas tim biri, Lionel që më ngjan shumë, është i ëmbël, spontan dhe plot energji,”- ka treguar moderatorja për raportin e saj me fëmijët.
Diskutime rreth kësaj post