I ftuar në “Ftesë në 5”, Kristi ka treguar më shumë për ekspozitën që së fundi ka hapur. Ai thotë që ekspozita tregon më shumë për karakterin e tij, duke pretenduar se në BBV në fakt ai ka treguar vetëm 20% të vetes së tij.
Në intervistë, ai ka folur më shumë për lidhjen e tij, që tashmë e ka pranuar publikisht. Ai madje është shprehur se partnerja e tij ka qenë një ndër të ftuarat speciale në këtë event kaq të rëndësishëm për të.
Kristi thotë se kjo marrëdhënie e tij është tepër serioze dhe po konsolidohet dita ditës edhe më shumë.
Ai ka zbuluar se prindërit e tij e kanë takuar të dashurën dhe nëna e tij madje ka dhënë komentin epik:
“Shyqyr që gjete një vajzë që të shkon”.
“Moza është shumë e kënaqur se edhe e ngjan pak, ka një ajër të mamasë sime“, tregon Kristi.
Diskutime rreth kësaj post