Avokati Spartak Ngjela e ka konsideruar qeverinë e Edi Ramës më të dobëtën e të gjitha kohërave në 100 vitet e fundit. I ftuar në RTV Ora, Ngjela tha se moszgjidhja e çështjes së tërmetit tregon se në qeveri nuk ka profesionistë.
“Kjo është qeveria më e dobët e të gjitha kohërave në 100 vjet në Shqipëri. Qeveria më aprofesionale dhe i ra në kokë një gjendje e rëndë e tërmetit të cilën nuk e zgjidh dot, nuk ka profesionistë. Kush e ka zgjedhur ti kërkojë llogari.”– Spartak Ngjela.
Avokati shtoi se mungesa e parave të emergjencës duhet të çonte kryeministrin në akuzë.Ndërsa shprehu besimin se me ardhjen e SPAK, gjërat do të rregullohen.
“Gjendja është shumë rëndë, njerëzit janë në çadra, qeveria nuk kishte para emergjence, mungesa e parave të emergjencës në çdo ve të botës fut kryeministrin në akuzë, patjetër.Këtu nuk çan njeri kokën fare. Pse? Sepse nuk ka qenë SPAK deri tani, shyqyr që doli SPAK ti vëmë frerë këtyre sepse ky tërmet, është vepër e korrupsionit shqiptar dhe mafias së ndërtimit. Nuk do të kishte asnjë vdekje, dëme mund të kishte por vdekje jo.”– Spartak Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post