Kryetari i Partisë Demokratike paralajmëroi se shumë shpejt PD do të jetë e kompletuar me ekipin e vet drejtues. Madje sipas tij përveç programit që po bëhet gati, po gati janë edhe 140 kandidatë për deputetë, të cilët do bëjnë fushatë derë me derë për zgjedhjet e ardhshme.
Sipas tij përvoja e këtyre dy viteve, por edhe dëshira për ndryshim është kurorëzimi i ringritjes së PD nga maja deri në fund.
“Ndaj sot ajo që ndërmarrim nuk është thjesht një takim, një përshëndetje dhe një proces votimi. Është kurorëzimi i vetëdijshëm i ringritjes së plotë të PD në këmbë nga maja në fund, nga seksioni më i largët, në qendër në Tiranë.
Këtu ka pa diskutim, ajo që ka vlerë është përvoja që akumuluat në këto dy vite. Këtë përvojë dhe dëshirën për ndryshim e kemi garancinë se shumë shpejt një PD e kompletuar me ekipin e vet drejtues, me një program të hartuar dhe gati për tu paraqitur, me 140 kandidatë për deputetë, gati për të nisur fushatën derë më derë, jo muajin e fundit, por tani një orë e më parë ta kthejmë dëshirën për ndryshim në projekt për ndryshim, projektin për ndryshim ta kthejmë votë për ndryshim, në votë për PD me program dhe njerëz të duhur në krye të vendit për të qeverisur vendin”, tha ndër të tjera Basha.
Diskutime rreth kësaj post