Duke iu referuar dosjes në të cilën janë të përfshirë të arrestuarit e operacionit “Vol Vo 4”, gazetari Artan Hoxha tha dje në studion e emisionit “Opinion”, se të tjera arrestime pritet të ketë për llogari të kësaj dosjeje.
Gjatë emisionit Hoxha tha se dosja është shumë voluminoze e madje se ka edhe përgjime të tjera.
“Do ketë arrestime të tjera. Mes atyre nofkave është edhe “Xhuxhi”. Burime nga grupi i hetimit, se unë i kam pyetur pse nuk është identifikuar dhe më kanë thënë: Ne po mundohemi ta identifikojmë këtë personin, dhe në momentin që do ta identifikojmë do lëshohet urdhër arresti”, tha Hoxha.
Pas fjalës së Hoxhës, ka ndërhyrë edhe analisti Mark Marku, i cili tha se në këtë rast të gazetarit Hoxha, por edhe të ministrit Xhafaj apo edhe të kryeministrit Rama me këto paralajmërime po dekonspirohet aksioni.
Sipas tij, Hoxha po u thotë kriminelëve, ikni mos na rrini nëpër këmbë.
Sakaq Hoxha i është kthyer Markut, se në momentin kur do priten urdhër-arrestet do të arrestohen menjëherë.
Diskutime rreth kësaj post