Për shkakun se ka pak apartamente për t’u marrë me qira në Durrës, kryeministri Edi Rama dha një propozim tjetër.
“Po punojmë për një zgjidhje jo aq optimale, jashtë Durrësit dhe shikojmë mundësinë e akomodimit në periferinë perëndimore të Tiranës. Nuk ka apartamente” tha Rama.
Sa i takon familjeve të prekura në Tiranë të gjitha janë drejt akomodimit në apartamente me qira.
“Nga 1120 familje të prekura në Tiranë mbi 900 janë të akomoduara, ndërsa pjesa tjetër janë në akomodim e sipër.”
Ndërkohë Rama tha se është momenti për të nisur me riparime për banesa individuale ndërkohë “që bëjmë plane për ndërtesa të mëdha”.
Javën tjetër do të prezantohet aplikacioni në lidhje me transparencën e fondeve.
Diskutime rreth kësaj post