Është zhvilluar seanca e radhës ndaj Emiljano Shullazit, ku si dëshmitare është thirrur Drejtoresha juridike e hipotekës qendrore për regjistrimin ish hotel “Vollgës”.
Gjatë dëshmisë së saj Merita Qato tha se ishte me pushime, dhe në momentin kur është rikthyer ka gjetur kërkesën për pezullim të regjistrimit të ish hotel “Vollgës”.
“Kam shkuar në zyre dhe kam gjetur ish drejtorin e hipotekës që kishte takuar palën tjetër” ka deklaruar Qato, pa ju përmendur emrat, duke ju referuar kështu si pala tjetër.
“Procedura ishte bërë kur unë isha me pushime. Mësova se pala tjetër që pretendonte pronësinë kishte bere një ankim”., -tha ajo.
Panorama raporton se sot avokati i Emiljano Shullazit, Rafik Gurra ka sjellë një certifikatë pronësie për parkingun te “Lisharaku” i cili sipas tij e rezulton se është në pronësi të biznesmenit Fatmir Sinanaj.
Avokati kështu ka ngritur pretendimin se nuk mund të akuzohet për shtrëngim dhënie pasurie Shullazi ndaj Jani Zakjes pasi parkingu rezulton në emër të një pronari tjetër.
Emiljano Shullazi u mbajt në burg pas dëshmisë së Jani Zakjes. Kujtojmë që Babai i këtij të fundit deklaroi para tre seancash se parkingun ia kishte blerë Fatmir Sinanajt për 300 mijë euro por refuzonte ti jepte hipotekën.
Diskutime rreth kësaj post