Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjecare.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të shkrimtarit.
Prej 4 ditësh Agolli ishte shtruar në spital për shkak të një sëmundjeje në mushkëri.
Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Mësimet e parai mori në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë.
Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg.
Karrierëm e nisi si gazetar. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i Popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë.
Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet.
Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj.
Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera.
Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në gjuhë të huaj.
Diskutime rreth kësaj post