Partia Demokratike ka reaguar për vendimin e ministrisë së Arsimit që shtyn nisjen e vitit shkollor. Deputetja e zgjedhur, Orjola Pampuri e ka cilësuar si dëshmi të dështimit të mësimit online. Në një postim në rrjetet sociale, ajo thekson se boshllëqet nga mësimi online nuk mund të zgjidhen në këtë mënyrë. Sipas saj detyra e qeverisë ishte të bënte mësim plotësues gjatë verës infektimet ishin të pakta.
Reagimi i plotë:
“Shtyrja e vitit shkollor dëshmon se Ministria e Ç’arsimit ka dështuar me mësimin online dhe mësuesit ndihmës per familjet me femijet me aftësi te kufizuar.
Boshllëqet nga dështimi i mësimit online dhe mangësitë në mësues ndihmës nuk mund të zgjidhen duke shtyrë datën e nisjes së procesit mësimor, e cila ne vetvete nuk bën gjë tjetër veçse krijon hendeqe te tjera per nxenesit, sa i përket njohurive për vitin e ardhshëm mësimor. I gjithë ky ç’organizim vjen pikërisht nga paaftësia për të menaxhuar situatën përballë pandemisë, si me mësimin online, ashtu edhe me mësuesit ndihmës.
Detyra e qeverisë ishte të bënte mësim plotësues gjatë verës, kur infektimet ishin të pakta. Ndërsa shtyrja e tanishme e mësimit do të ketë efekte zinxhir për mësimdhënien, për familjet, në kushtet e rritjes së kurbës së infektimeve në vjeshtë. Asnjë mësim nuk nxorrën nga viti i shkuar, përkundrazi, vijojnë të veprojnë pa plan, duke lënë në mëshirë të fatit nxënësit dhe mësuesit.”-shprehet Pampuri.
Diskutime rreth kësaj post