Ditën e sotme, në Gjykatën e Posaçme, ishte caktuar seanca për informacionin dy mujor për dosjen “Partizani”. Të pranishëm ishin avokati i ish- kryeministrit Sali Berisha Genc Gjokutaj, si dhe avokati Klodian Skenderi i dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.
Në seancën e kësaj të marte, pritej që Prokuroria e Posaçme t’i komunikojë avokatëve përfundimin, ose shtyrjen e hetimeve me 3 muaj të tjerë, pasi sot përfundon afati i hetimeve për privatizimin e ish klubit sportiv Partizani.
Seanca u shty për 11 Korrik, pasi sipas gjykatës Berisha dhe Malltezi nuk rezultojne të kenë marrë njoftim për seancën.
Nga ana tjetër, avokatët pritet të përsërisin kërkesën e tyre për ndryshim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, vendosur ndaj të dyve.
Seanca për informacion 2 mujor për Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, do të mbahet në orën 10:00. Shkak i shtyrjes, ishte mosmarrja e njoftimit për seancën nga Berisha dhe Malltezi.
Diskutime rreth kësaj post