Kreu i Sindikatës së Arsimit të Lartë, Sandër Kovaçi edhe një herë ka folur për media duke kërkuar garanci për jetën nga Presidenca.
Protesta do të shtyhet edhe disa ditë pasi pedagogët kërkojnë garanci nga presidneti Bajram Begaj.
Ai madje i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndalë sulmet ndaj pedagogëve, pasi po ushtrojnë një të drejtë, teksa tha se nuk do të tërhiqen pa marrë një përgjigje pozitive për rritjen e pagave.
“Një kauzë që i përket jo vetëm dinjiteti të intelektualëve, por gjithë vendit, dëshmon se sa thellë ka hyrë kjo gjë në arsim. Po kërcënojnë kolegët tanë që po ndërmarrin hapin e grevës së urisë. Mos reagimi është plaga më e madhe e shoqërisë.
Kjo protestë tregon se si kjo shtresë shoqërore po përballet me shtrëngime. I nderuar zoti kryeministrës kjo është një njësi e dritës që përdor forcën e argumentit. Greva e urisë është alarmi i kuq që ju nuk doni ta shikoni. I them kryeministrit të ndalë sulmin dhe pëbaltjen ndaj pedagogëve, greva jonë është e drejtë kushtetuese. Presim që të reagojë presidenca për garancinë e jetës në grevën e urisë”, tha Kovaçi.
Diskutime rreth kësaj post