Është shtyrë afati i regjistrimit për vitin shkollor 2023-2024, ku Ministria e Arsimit bën me dije se procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar, do të shtyhet deri më datë 04.09.2023 ora 23:59.
Ndërsa regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18-vjeç, do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30.09.2023 ora 23:59.
Diskutime rreth kësaj post