Ditëve të fundit si shumë emra tjerë ka qenë i përfolur për postin e presidentit edhe emri i ish kryeministrit Fatos Nano. Mirëpo burime pranë familjes bëjnë të ditur për ‘Shekullin’ se ish-kryeministri Fatos Nano është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtim mjekësor. Dyshohet se 69-vjeçari vuan nga ceroza në mëlçi.
Ish-kryeministri Fatos Nano ishte raportuar në gjendje jo të mirë shëndetësore edhe një vit më parë. Më 28 maj 2021 ai u paraqit në një spital në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa në pamjet e publikuara Nano shihej të dilte nga makina e tij, i shoqëruar nga bashkëshortja Xhoana Nano.
Në pamundësi për të ecur në këmbë, Nano, që mbante edhe një maskë mbrojtëse ndaj COVID, u mor me një karrocë me rrota për t’u futur në spital.
Tre ditë më pas, ai u pa në Rinas, ku priste të nisej jashtë vendit, ndërsa rojet e tij ndaluan kamerat e pranishme të merrnin pamje të ish-kryeministrit që kishte vështirësi në lëvizje.
Fatos Nano, ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë në vitin 1991, kur vendi sapo kishte dalë nga diktatura komuniste dhe më pas në vitet 1997-1998 dhe 2002-2005, kur pas humbjes së PS-së në zgjedhjet e 3 korrikut dha dorëheqjen nga drejtimi i PS-së dhe u largua nga skena politike.
Diskutime rreth kësaj post