Shtim i intensitetit të reshjeve të shiu si dhe reshje dëbore priten që nesër në disa qarqe të vendit.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit reshjet nesër në shumicën e qarqeve do të arrijnë deri mesatare, ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër do të jenë intensive.
Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në disa qarqe, ndërsa në Veri dhe në Lindje, në zonat mbi 400 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.
Të premten dëbora zbardhi Kukësin, ndërsa Thethi u bllokua nga reshjet e dendura. /albeu
Diskutime rreth kësaj post