Në ditën ndërkombëtare të rinisë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi qeverinë për situatën kritike, sipas tij, në të cilën ndodhen të rinjtë shqiptarë.
Basha tha se qeveria “Rama” nuk ka dhënë asnjë lek për mbështetjen e rinisë. Shqipëria, thotë kreu i opozitës, zë vendin e parë në europë për papunësinë e të rinjve, me 300 mijë të papunë. Ne një postim ne rrjetet sociale, Basha shkruan se 133 mijë të rinj shqiptarë kanë braktisur shkollën në 4 vjet.
Ndërkohë që 70% e të rinjve kërkojnë të largohen nga vendi në drejtim të Bashkimit Europian, shkruan Basha. Po ashtu, sipas kreut të PD-së, Shqipëria zë vendin e parë në botë për përdorimin e kokainës nga të rinjtë. Basha premton se me ardhjen e tij ne pushtet do të mbështesë studentët me tarifat më të ulëta universitare dhe stazhe vjetore të paguar punë.
Diskutime rreth kësaj post