Paga mesatare në shtet në tremujorin e dytë të vitit shënoi rritjen më të lartë së paku që nga 2014-ta. Sipas të dhënave të INSTAT paga mesatare ne sektorin publik shënoi 60 500 lekë në tremujorin e dytë të vitit, duke u rritur me 7 për qind në krahasim me tremujorin e parë të vitit.
Rritja neto ishte 4 mijë lekë dhe erdhi si rrjedhojë e vendimit për rritjen e pagave në sektorin publik pak para zgjedhjeve të qershorit 2017.
Për shkak të politikave të ashpra të konsolidimit fiskal ku buxheti i shtetit u përfshi në masa kursimi të rrepta, pagat ne sektorin publik mbeten në vend për disa vite. Madje të indeksuara me inflacionin ata shënuan për herë të parë rënie vitin e kaluar.
Pas një periudhe të gjatë stanacioni, qeveria vendosi vitin e kaluar të rifillojë stimulin për administratën publike, ku përfituesit më të mëdhenj ishin punonjësit e arsimit dhe te shëndetësisë.
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin shtetëror (buxhetor) gjatë vitit 2013 ishte 52.150 lekë.
Nga të dhënat e fundit fiskale të azhurnuara nga Banka Botërore, Shqipëria në raport me PBB ka shpenzime mjaft të ulëta për mbrojtjen sociale (pensione, pagesë papunësisë dhe asistence sociale) dhe për pagat e punonjëseve publikë.
Nivelin më të lartë të shpenzimeve buxhetore për paga dhe pensione në rajon e ka Maqedonia me rreth 46% të totalit të shpenzimeve, ku rreth 12% shkojnë për pagesat e punonjësve në administratën publike dhe rreth 13% e PBB shkojnë për paga dhe pensione, pjesa tjetër më shumë se 10% shkojnë për shpenzimeve kapitale.
Më 2016, niveli i pagës mesatare bruto shënoi ulje vjetore me 2.1%, pas një rritje që kishte pësuar më 2015.
Po sipas INSTAT në vitin 2016 kaluar edhe pse numri i të punësuarve ka shënuar rritje paga mesatare në ekonomi ka rënë. Paga mesatare mujore bruto ishte 45.845 lekë më 2016 në raport me 46.830 lekë që ishte më 2015.
Diskutime rreth kësaj post