Shteti do të paguajë qiranë mujore të banesës ku do të jetojë Kryeprokuroja e Arta Marku.
Ish prokuroja e Shkodrës tashmë e zhvendosur në kryeqytet do ti duhet të jetojë deri në përfundim të detyrës së saj dhe për këtë ajo do të qendrojë në një banesë me qera të cilën do të paguhet nga buxheti i shtetit. Kështu ka vendosur Këshilli i Ministrave në mbledhjen e radhës.
Kompensimi që ka vendosur qeveria është në masën 35 mijë lekë në muaj për strehimin e kryeprokurores dhe kjo shumë do të dalë nga fondi rezervë i buxhetit të shteti për 2018 për Prokurorinë e Përgjithshme.
Diskutime rreth kësaj post