Një rast fatkeqësie ka zbuluar njëherësh edhe harresën që shteti shqiptar i bën njerëzve që kanë kontribuar në historinë e vendit.
E tillë është edhe historia e Dom Nikoll Kacorrit, njeriut që ka dhënë kontribut të veçante në momentet e shpalljes së pavarësisë dhe të qeverisë së parë të Shtetit Shqiptar. Familja e tij është duke përjetuar dhimbjen e humbjes së nipit. Për ngushëllim në shtëpinë e tyre në Lurë, ishte deputeti Eduard Ndocaj, që edhe pjesë e koalicionit qeveritar nuk i ka ndalur kritikat ndaj mungesës së vëmendjes që është treguar jo vetëm në këtë rast.
Edhe pse një shtëpi muze, banesa ku ka jetuar Dom Nikoll Kacorri është braktisur në këto 27 vite dhe brenda saj ndodhet akoma stema e Republikës Komuniste.
“Familjaret dhe të afërmit e Dom Nikoll Kacorrit që jetojnë akoma në Lurë janë të harruar nga institucionet”, shprehet Ndocaj.
Diskutime rreth kësaj post