Shtatë tërmetet që ranë gjatë orëve të para të ditës së sotme në Korçë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa fshatra të qarkut.
Fillimisht u raportua për dy të lënduar, por numri ka shkuar në katër, ndërsa numri i ndërtesave të dëmtuara momentalisht vlerësohet të jetë i lartë sidomos në zonat pranë epiqendrës, shkruan Albeu.com.
Më i prekur është fshati Floq, ku edhe ka qenë epiqendra e tërmetit më të fuqishëm, 5 ballë.
Tërmetet u ndjenë në disa qarqe të tjera të vendit, si edhe në Greqi dhe Maqedoni.
Ishtë thellsia e ulët e tyrë që mendohet të ketë shkaktuar tronditje të forta duke sjellë edhe dëme të mëdha materiale. /albeu
Diskutime rreth kësaj post