Aktorja e famshme turke, Neslihan Atagul është në pritje të ëmbël. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ylli i kinematografisë turke përmes një postimi në rrjetet sociale. E bukura Neslihan e cila është e martuar me aktorin Kadir Doggulu publikoi një foto në Instagram teksa mban duart në bark duke shkruar:
“Dëshirojmë ta mbajmë këtë ‘lumturi’ private edhe për një kohë. Sinqerisht, kjo ishte e drejta jonë… Shkurt, jemi të lumtur, të kënaqur dhe mirë.”
Aktorja është rreth 3 muajshe shtatzënë, gjë që ndryshoi të gjitha planet. Ndërkohë kanë nisur kërkimet për një aktore kryesor për filmin që pritet të jetë, ndër serialet ambicioze televizive të sezonit të ri. Çifti u dashuruan gjatë xhirimeve të serialit Fatih Harbiye të vitit 2013 dhe ndanë lajmin e lumtur vetëm disa javë pasi festuan 8 vjetorin e martesës.
FOTO
Diskutime rreth kësaj post