Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të tragjedisë arkitekturore ku një zjarr masiv ka pushtuar Nodre-Dame de Paris. Imazhet e katedrales të mbuluar me zjarr ishin shpërndarë brenda pak momenteve, duke e bërë të gjithë botën të solidarizohen me Francën, transmeton Telegrafi.
Notre-Dame i ka mbijetuar luftërave dhe revolucioneve, por nuk kemi mundur ta mbajmë të sigurt në shekullin e 21-të.
Është pikëlluese, por ne vazhdimisht po i humbasim vendet e mahnitshme që i duam, ndonëse kemi gjithçka çfarë nevojitet për t’i mbrojtur.
Më poshtë i keni disa prej bukurive arkitekturale dhe vendeve natyrale të cilat i kemi humbur gjatë 5 viteve të fundit.
1. Notre-Dame de Paris, Paris, Francë
Zjarri në Notre-Dame de Paris e kishte tronditur tërë botën dhe ishte bërë tragjedi personale për pothuajse secilin shtetas francez.
Një kryevepër e arkitekturës gotike franceze është mbuluar nga zjarri masiv më 15 prill të vitit 2019.
Sipas hetuesve policorë, zjarri ka filluar në qendër të çatisë së katedrales.
Shkaktarët e tragjedisë ende janë duke u hetuar, por një prej teorive sugjeron se zjarri mund të ketë qenë i ndërlidhur me punët e ndërtimtarisë që po kryheshin në katedrale në momentin e fatkeqësisë.
Përgjatë 8 shekujve të historisë së vet, Notre-Dame ka shërbyer si qendër kulturore, religjioze dhe edukative për Francën dhe tërë botën, dhe ka inspiruar shumë artistë prominentë.
Katedralja u ka mbijetuar disa luftërave, konflikteve politike dhe religjioze, etj.
2. Plazhi Legzira, Sidi Ifni, Moroko
Hyrjet e bukura me hark në plazhin Legzira kanë qenë një prej simboleve të Morokos, derisa njëra prej tyre ishte shembur në shtator të vitit 2016.
Një grumbull rrënojash kishin qenë gjëja e vetme që kishin mbetur në breg nga mrekullia natyrore që kishte tërhequr mijëra turistë në plazh.
Disa njerëz i kanë fajësuar autoritetet vendore për shembjen e saj.
Disa muaj para tragjedisë, njerëzit kishin vërejtur të çara dhe gurë të vegjël që binin nga hyrja me hark, prandaj ishte parashikuar se ajo do të binte herët apo vonë.
Vendasit besojnë se autoritetet do të kishin mundur ta mbrojnë atë.
3. Tempulli i Belit, Palmyra, Siri
Tempulli kryesor i Palmyras ishte shkatërruar në vitin 2015 gjatë luftës në Siri.
Ai kishte qenë një prej ndërtesave më të rëndësishme religjioze nga shekulli i parë.
Tani krejt çfarë ka mbetur janë një palë shtylla që qëndrojnë të rrethuara nga rrënojat.
Qyteti i Palmyras ka përfshirë rrënoja monumentale të qytetit të lashtë, arte dhe arkitekturë që daton qysh prej shekullit të parë dhe të dytë, si dhe integrimin e teknikave greko-romake me traditat vendore.
Gjithashtu ka pasur më shumë se 1,000 shtylla, një kanal romak dhe nekropolit me më shumë se 500 varre.
Fatkeqësisht, shumica e trashëgimeve të këtij qyteti të lashtë kanë përjetuar dëme gjatë konfliktit në Siri.
4. Parku Nacional “Joshua Tree”, Kaliforni, SHBA
Ky park është një vend i mrekullueshëm që ka ekosisteme unike të shkretëtirës me karakteristika sureale gjeologjike dhe një shumëllojshmëri bimësh të pazakonshme.
Në janar të vitit 2019, parku kishte qëndruar i hapur për publikun gjatë shuarjes 35-ditëshe të qeverisë.
Mbikëqyrja ishte reduktuar dukshëm gjatë këtyre ditëve, kështu parku kishte pësuar nga vandalizmi i tmerrshëm.
Njerëzit kishin prerë pemë, kishin ndezur zjarre, i kishin dëmtuar shtigjet dhe kishin vendosur grafite në vendet e mahnitshme.
Sipas ekspertëve, parkut mund t’i nevojiten 200 deri në 300 vite për t’u rikuperuar nga dëmet që i ka marrë brenda pak javëve.
5. “The Little Mermaid”, Kopenhagë, Danimarkë
Skulptura është krijuar nga Edvard Eriksen në vitin 1909 dhe faktikisht këtë monument e kemi “humbur” shumë herë gjatë historisë së vet relativisht të shkurtër.
Sirenës së mahnitshme i është prerë koka dy herë, e ka humbur dorën dhe është mbuluar me ngjyra e grafiti shumë herë.
Këto akte të vandalizmit i kanë kryer njerëzit sepse kanë qenë të mërzitur, të dehur, të sëmurë mendorë ose thjesht kanë dashur t’i bëjnë protestat politike më interesante.
Fatkeqësisht, me shumë gjasë ky monument nuk do të ndalet të jetë shënjestër e vandalëve, por shpresojmë se do ta gjejnë një mënyrë për ta mbrojtur nga mizoria e njerëzve.
6. Liqeni Mackenzie, Tasmani, Australi
Në janar dhe shkurt të vitit 2016, Tasmania kishte pësuar zjarre të shkurreve, të cilat e kishin prekë një prej liqeneve më piktoreske të regjionit, atë Mackenzie.
Zjarri i kishte shkatërruar edhe bimët unike, disa prej të cilave nuk kanë shans të rigjenerohen.
Mbi të gjitha, zjarri i kishte djegur mbi 20,000 hektarë të Tasmanisë.
Vlen të ceket se tani, pas shumë viteve, bimët kanë filluar të shfaqin shenja të rikuperimit, ndonëse do të kalojë kohë e gjata para se ta shohim këtë vend të gjelbër e të gjallë si dikur.
7. Gurët Birmham, North Yorkshire, Angli
Nuk është sekret se turizmi i shkatërron monumentet e ndryshme, por ende tingëllon e pamundur kur njerëzit i shkatërrojnë 320 milionë vite histori brenda pak sekondave.
Në qershor të vitit 2018, fëmijët kishin përmbysur një prej gurëve balancues në Brimham Rocks, dhe guri ishte thyer në copëza.
Këta gurë me formë të çuditshme ishin formuar nga era dhe akulli përgjatë miliona viteve, por për ndonjë arsye njerëzve u është dukur e duhur ta shkatërrojnë këtë bukuri dhe pjesë të historisë.
Përveç se e kishin shkatërruar fizikisht thesarin natyror, ata i kishin shkruar edhe emrat në gurët të cilët ishin shfaqur para se dinozaurët të kishin ekzistuar.
Diskutime rreth kësaj post