Pasditen e së martës, ora 18:00, është mbyllur procesi i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkoshëm. Zyrtarisht janë regjistruar 7 kandidatë në garën për të pasuar Adriatik Llallën në postin e Kryeprokurorit.
Dy ditë më parë ishte prokurori i Durrësit Ferdinand Elezi i pari që zyrtarizoi kandidaturën. Dje ishte Arta Marku, prokurorja nga Shkodra, ndërsa sot janë zyrtarizuar edhe 5 emrat e tjerë.
Kandidatët për Kryeprokuror janë:
Kandidatët
Arta Marku – Prokurore në Shkodër
Ferdinand Elezi – Prokuror në Durrës
Arqile Koçi – Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Besnik Muçi – Prokuror i Krimeve të Rënda
Granit Shahu – Prokuroria e Tiranës
Ermira Tafani-Prokurore në Elbasan
Artur Selmani-Prokuroria e përgjithshme
Ashtu siç edhe kishte njoftuar më herët kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, pas kësaj faze, do të fillojnë seancat dëgjimore me kandidatë.
Ditën e nesërme në orën 15:00 do të zhvillohet edhe seanca dëgjimore. Mësohet se deputetët e opozitës nuk do të marrin pjesë në këto seanca dëgjimore.
“Pastaj komisioni ka edhe dy ditë të tjera kohë për të bërë një vlerësim të kritereve dhe të meritës për secilin nga kandidatët që do të jenë pjesë e kësaj gare”, u shpreh më herët deputeti Manja.
Diskutime rreth kësaj post