Shqiptarja nga Tetova Elly Iseni është fituese e edicionit të këtij viti të talent show-ut “Hell’s Kitchen” në Danimarkë. Vajza me prejardhje nga Tetova ka emigruar në Danimarkë që në moshën 5 vjeçare ku dhe jeton aktualisht.
Ajo është shkolluar për gastronomi dhe ka punuar në kuzhinën e qeverisë së Danimarkës dhe në vende të tjera.
Më herët Elly ka thënë se pjesëmarrja në këtë show është eksperiencë shumë e bukur dhe ajo ndjehet krenare si pjesmarrëse pasi konkurenca ishte shumë e madhe, dhe mbijetojnë më të mirët.
“Jam shumë krenare me fitoren si një femër shqiptare në një vend të huaj. Kam punuar shumë që të arrij deri këtu. Ka qenë shumë rëndë por unë jam një njeri me karakter të fortë dhe i’a dola në fund. Tani si fituese e këtij shou duhet të punoj në restoran me renome botërore të kategorisë së Michelin këtu në Kopenhagë ndërsa kam ëndërr që të hapi restoran në vendlindjen time në Tetovë me gatime shqiptare”, ka thënë Elly Iseni.
Diskutime rreth kësaj post