Në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, flamuri kuq e zi i përmasave gjigande do të shtrihet në zemër të Kosovës e ku do të hyjë në histori si më i madhi në botë i punuar në një mënyrë krejtësisht unike dhe nga duart e një gruaje.
Kjo kryevepër që po synon të hyjë në historinë e botës, do të shpaloset në tokën ku njihet si simboli i rezistencës e ku u vunë gur themelet e shtetit të Kosovës.
Në Skenderaj, Arbnora Fejza Idrizi, po synon që përmes artit origami të hyjë edhe një herë në librin e rekordeve Guinness.
Flamuri kuq e zi, me përmasa të mëdha ka tërhequr jo pak vëmendjen e shqiptarëve në Kosovë por edhe në Shqipëri.
Arbnora Fejza Idrizi është një krenari për Kosovën. Ajo e ka futur këtë shtet tre herë në librin e rekordeve Guinness, pikërisht me artin e saj origami.
Më herët ajo ka ndërtuar edhe flamurin e Kosovës apo edhe duke ndërtuar lulen më të madhe në botë prej letre, 8.7 metra.
Arbnora është vlerësuar edhe nga komuna Skenderaj, kryetari i të cilës i dha një shumë simbolike prej 500 euro për kryeveprën e fundit, flamurin shqiptar.
Diskutime rreth kësaj post