Kishte shkuar në lokalin e natës i dehur.
Një 29 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka kryer një akt vandal në njërin prej lokaleve të natës në qendrën e qytetit të Casale Monteferrano-s, akt i cili mund t’i kushtonte jetën shumë personave.
I riu shkoi për të pirë në lokal dhe pavarësisht se banakieri i kishte dhënë disa gota, më tutje situata ka përshkallëzuar. Punonjësi ka refuzuar t’i japë të tjera pije alkolike shqiptari, i cili dukshëm është nervozuar, aqsa i ka vënë flakën lokalit.
Menjëherë është thërritur zjarrfikësja, punonjësit e të cilës kanë arritur të shuajnë shpejt flakët, duke minimizuar dëmet.
Policia ka ardhur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet mbi të riun shqiptar. Dëmet e regjistruara kanë qenë vetëm materiale dhe kanë shkuar në rreth 500 euro./Gazeta Express
Diskutime rreth kësaj post