Një person në Prishtinë është mashtruar nga një tjetër, i cili i ka premtuar se do ia rregulloj vizën gjermane. Me këtë rast, ankuesi i ka dhënë 1200 euro për të marrë vizën, por në fund nuk i është përgjigjur personi në fjalë.
Policia e Kosovës njofton se i dyshuari është arrestuar dhe është në mbajtje.
“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 02.06.2020 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është mashtruar nga i dyshuari mashkull kosovari cili i ka premtuar se do t’ia rregullojë vizën gjermane dhe i ka marrë shumën prej 1200 euro dhe më nuk i është përgjigjur. I dyshuari është ndaluar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, – thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post