Një shqiptar ka vënë në alarm policinë në zonën e Ostuni, Brindisi.
Kjo ka ndodhur për faktin se ai kishte harruar çantën në stacionin hekurudhor.
Udhëtarët kur kanë para një çantë që nuk i përkiste askujt nga të pranishmit, por ishte braktisur, menjëherë kanë vënë alarmin, duke sjellë aty policinë.
E gjitha ngjarja ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 12:45 minuta të mesditës.
Menjëherë është evakuuar zona, duke larguar të pranishmit dhe është ndaluar edhe lëvizja e trenave, duke vënë në edhe njësinë antibombë.
Gjithaçka ka zgjatur rreth 40 minuta, deri kur në polici është paraqitur një shqiptar.
Ai ka treguar se në mënyrë të pavullnetshme kishte harruar bagazhin e tij, pasi ishte futur në një bar.
Pas sqarimeve është hequr alarmi dhe shqiptari ka marrë çantën e tij.
Diskutime rreth kësaj post