Një 60-vjeçar shqiptar ka tentuar t’i vërë flakën postbllokut në hyrje të Prokurorisë në Monza, Itali, mëngjesin e sotëm (15 Nëntor) rreth orës 07:00 me orën lokale.
Teksa ka hedhur pesë litra benzinë ??në tokë, roja ka arritur të mbyllet brenda Prokurorisë dhe të japë alarmin.
Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë dhe e kanë ndaluar 60-vjeçarin para se t’i vinte zjarrin, raporton Ansa.
Nga informacionet e para mësohej se shtetasi me origjinë shqiptare me precedentë të vjetër penalë kërkonte “drejtësi” për një çështje civile, e cila lidhej me ish-vendin e tij të punës.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe Policia e Monzës. 60-vjeçari është dërguar në komisariat ku do të merret në pyetje rreth kësaj ngjarjeje.
Diskutime rreth kësaj post