Një shqiptar i Kosovës është shpallur “Hero i Vitit 2018” në Suedi. Ai quhet Fidan Bejta dhe do të nderohet të mërkurën me titullin “Engjëlli Mbrojtës”, pasi shpëtoi nga një sulm me thikë 20 fëmijë që ishin në rrezik.
Një grua i kishte ndjekur fëmijët në një park lojërash me thkë në dorë duke tentuar t’i vriste.
Shqiptari kishte rrezikuar jetën e tij për t’i shpëtuar dhe ishte përleshur fizikisht me gruan.
Bejta është shprehur shumë i kënaqur që do të marrë këtë titull, ndërsa ka treguar dhe si ndodhi ngjarja.
Zlatan Ibrahimoviç, ylli i futbollit suedez e ka falenderuar personalisht shqiptarin me një mesazh ku i shpreh mirënjohjen e tij dhe të suedezëve, të cilët ndihen krenarë me aktin e tij.
Ai i shkruan:
“Ju jeni një hero i vërtetë. Punë e mirë. Të gjithë janë krenarë për ty. Ajo që bëtë nuk është secili që do të guxonte të bënte. Vazhdo të jesh kështu, vetvetja. Na duhen më shumë si ty. Ju ftoj që të vini dhe të më shikoni një lojë live”.
Diskutime rreth kësaj post