Policia kufitare e Morinës në Kukës arreston një shtetas kosovar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për “Vrasje”. Arrestimi me qëllim esktradimin e tij në shtetin Gjerman.
Më datë 24.11.2017, specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor me qëllim esktradimi, të shtetasit kosovar Jakup Smaili, 60 vjeç, lindur dhe banues në Verbice.
Gjatë regjistrimit në hyrje të stacionit të PKM, rezultoj shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani.
Autoritetet Gjyqësore Gjermane kanë lëshuar urdhër arresti me nr.1211 AR 1128/93, datë 27.01.2006, për kryerjen e veprës penale “Vrasje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.
Maksimumi i dënimit, burgim i përjetshëm.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post