Mediat italiane raportojnë se një shqiptar është plagosur lehtë, pasi është tentuar të shtypet me makinë nga një italian mbrëmjen e djeshme në Bolonja të Italisë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe xhelozie.
Raportohet se gjithçka nisi pasi shqiptari 20 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat lokale, ka telefonuar ish të dashurën e tij, tashmë në një lidhje me një italian 30 vjeç nga Katania. Ky i fundit është bërë xheloz dhe ka lënë një takim me shqiptarin.
Kur shkoi në vendin e takimit të fiksuar në telefon me 30-vjeçarin, i riu gjeti dy persona të panjohur që u përpoqën ta godisnin me shkopinj. Shqiptari ia mbath por e arrin një Mercedes që drejtohej nga katanezi i cili tenton të shtypë me makinë të riun.
Shqiptari, i cili pësoi lëndime të lehta në gjunjë dhe krahë arriti të lajmëronte policinë, që bëri të mundur arrestimin e katanezit.
Dy agresorët e parë nuk janë identifikuar, raportojnë mediat italiane.
Diskutime rreth kësaj post