Këtë të dielë PD akuzoi qeverinë e konkretisht Ministrinë e Shëndetësisë se po sillet në mënyrë mizore me të sëmurët hemofilikë, pasi një sërë medikamentesh që u duhen atyre mungojnë në qendrat spitalore.
Akuza u hodh poshtë nga Ministria, por përmes një postimi në rrjetin social, demokratja Orjola Pampuri ka reguar sërish duke publikuar një mesazh që i ka ardhur nga një i sëmurë me hemofili.
Denoncuesi shprehet se prej kohësh në QSUT nuk ka faktorë ndërsa sjellja e punonjëse është jashtë çdo norme të kujdesit shëndetësor. I sëmuri shprehet se ai ndodhet larg nga Tirana, në zonën e Dibrës dhe kur ka dashur të kryejë disa ndërhyrje, doktorët i kanë thënë të qëndrojë në hotel me paratë e tij.
Për më tepër lexoni statusin dhe mesazhin e qytetarit:
“Si gjithnje e verteta dhemb, por kur e verteta eshte ne ndihme te qytetareve ajo duhet te prevaloje. Faktet hedhin poshte cdo iniciative per te baltosur te verteten e te palarat qe u dalin ne shesh nga shendetesia e deshtuar e ketyre 5 viteve. Ja njeri prej pacienteve me hemofili i cili endet ne meshire te fatit, duke kerkuar faktorin, qe nuk mundet t’ia siguroje QSUT. Shpresen e fundit e ka gjetur tek ministrja e cila, eshte e zene me shperndarjen e librave e raste te tilla nuk i vlereson si prioritare. Edhe pse nuk eshte kjo zgjidhje. Zgjidhjen e jep sistemi i cili sot eshte ne dore te koncensionareve korruptive.”-shkruan demokratja.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post