Të gjithë duan të dalin nga b*urgu, por një shqiptar mendon se është më mirë të jetë në qeli, se në shtëpi me gruan e tij.
Gjykata e kishte lënë “arrest shtëpie”, një shqiptar 30-vjeçar, por ai kishte vendosur që të shkojë në kazermën e karabinierëve dhe u ka kërkuar që ta mbyllin në qeli.
“Jeta me grua është e pamundur”, u ka thënë ai karabinierëve, duke kërkuar që të futet në qeli. 30-vjeçari i njohur për policinë, pasi kishte kryer disa vepra penale të vogla, u ka kërkuar karabinierëve të Guidonia Montecelio në rajonin e Lacios, që të shkonte në b*urg.
Ai u ka thënë karabinierëve që bashkëjetesa me gruan e tij, ishte e pamundur tani dhe më mirë të vuante dënimin në b*urg se sa në shtëpi.
Në këto kushte, karabinierët e kanë arrestuar 30-vjeçarin shqiptar, me akuzën e “arratisjes nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe kanë njoftuar policinë e burgjeve, të cilët e kanë dërguar në qeli.
Diskutime rreth kësaj post