«Në Romë është vetëm Casamonica dhe kaq. Aty ku jemi ne askush nuk vjen të na çajë kokën”. Kështu e nis rrëfimin e tij për “L’espresso”, Giuseppe Casamonica, i mbiquajtur Bìtalo, padrinoja i Klanit famëkeq i arrestuar për trafik heroine.
Në intervistën e tij për gazetaren Floriana Buflon ai flet edhe për rivalitetin me bandat shqiptare, të cilat me sa duket nuk i merr në konsideratë.
Nuk ka një roganizatë kriminale që mund të përballet me ta, sepse nëse nuk është vetë Giuseppe, janë vëllezërit, xhaxhallarët apo kushërinjtë, shkruan gazeta, e cila flet për një rrjet solid që garanton mbrojtje në këmbim të parave. Duhet paguar çdo javë, në të kundërt janë të mbaruar. I pyetur për shqiptarët dhe zonat e tyre të influencës apo problemet me ta, bosi përgjigjet thuajse i çuditur: «Kur thua Casamonica në Romë ke thënë diçka. Shqiptarëve u kemi thyer kockat dhe i kemi përzënë»./Opinion.al
Diskutime rreth kësaj post