Në parlamentin grek ka nisur sot debati për videon që qarkulloi në rrjet në të cilën dy ushtarë shqiptarë u jepnin urdhra ushtarëve të tjerë grekë.
Mediat raportojnë kreu i partisë së ekstremit të djathtë “Zgjidhja greke”, Kyriakos Velopoulos e ka pyetur ministrin e Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Panagiotopoulos nnëse është kryer një një hetim i brendshëm për videon në fjalë.
Panagiotopulos u shpreh se organet zyrtare kompetente për dy ushtarët që ishin drejtpërdrejt përgjegjës, kanë vendosur ndëshkimet e duhura disiplinore për “veprën e kryer dhe u kontrolluan për çështjen e disiplinës edhe organet e shërbimit kompetent të Njësisë, për të cilat u konstatua ekzistenca e përgjegjësive indirekte dhe direkte.”
“Hetimi i brendshëm administrativ për këtë rast specifik, është kryer dhe ka përfunduar menjëherë në mënyrë që të hetoheshin kushtet në të cilat ndodhi regjistrimi i videos dhe postimi i saj në mediat sociale”, ka deklaruar theksuar Ministri grek i Mbrojtjes.
Videoja ka qarkulluar në mediat sociale më 15 janar me titullin “Shqiptarët u japin urdhra ushtarëve grekë” dhe reagimet që pasuan ishin të shumta.
Pas publikimit të videos, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Greqisë nisi një hetim në lidhje me rrethanat e xhirimit të saj dhe nëse në të ka fyerje për Greqinë apo ushtrinë vendase.
Diskutime rreth kësaj post