Nëse je shqiptar e di fare mirë se veshja është mjaft e rëndësishme, të paktën të këtij mendimi janë edhe statistikat më të fundit. Populli shqiptar jo vetëm që nuk e ka humbur traditën për t’u veshur bukur (kujtoni veshjet tradicionale), por konkurron për shpenzimet edhe me qytetarët e Bashkimit Europian.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave në Anketën e Buxhetit të Familjeve 2017, lista përsa i përket shpenzimeve më të larta për veshje dhe këpucë kryesohet nga Korça. Në vitin 2017 banorët e qarkut Korçë shpenzuan për veshje dhe këpucë 5.7% të totalit të të gjithë shpenzimeve. Megjithatë, në krahasim me një vit më parë ku shpenzimet llogariteshin 6.2%, ato ranë.
E dyta renditet Dibra. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se shpenzimet për veshje dhe këpucë në 2017-n llogariteshin 5.2%, nga 5.4% që ishin një vit më parë. Edhe për qarkun e Dibrës shpenzimet për veshje dhe këpucë ranë në krahasim me një vit më parë.
Qarku i Tiranës, pjesë e të cilit është edhe kryeqytetit, renditet i treti për shpenzimet më të larta për veshje dhe këpucë, me 4.7% të totalit. Në krahasim me një vit më parë Tirana pati rënien më të madhe të shpenzimeve për këtë grup, me rreth 1 pike përqindje.
Më pas për shpenzime të larta renditen qarku Durrës me 4.3% të totali, Gjirokastra me 4.1%, dhe Berati me 3.9%.
Për të vazhduar më pas me qakun e Lezhës, Fierit dhe Elbasanit.
Diskutime rreth kësaj post