Është fundi sezonit veror dhe shumica e njerëzve kanë mbyllur, ose janë në përfundim të ditëve të pushimit. Pikërisht në këtë periudhë disa kthejnë kokën pas dhe bëjnë një bilanc të tyre, duke vënë në peshore ambientin, koston, apo detaje më të imtësishme që u kanë rënë në sy kur kanë vizituar një vend të huaj.
Një nismë e tillë është ndërmarrë në platformën sociale Reddit. Pikërisht këtu ka marrë udhë nisma me tematikën e përshtypjeve mbi pushimet e kaluara. “AskReddit” u mundëson përdoruesve që të diskutojnë aventurat e pushimeve në vendet e tjera, që jo gjithmonë mund të jenë pozitive dhe kryesorja i jepet përgjigje pyetjes se në cilin vend nuk do të riktheheshin më për pushime.
“Nuk më pëlqen fare Bahamasi. Vërtet është një vend shumë shumë i bukur, por banorët vendas më lanë një shije të hidhur. Më dukej sikur më shikonin gjithmonë shtrembër dhe sikur thonin që nëse nuk do të ishte për dollarët e mi në xhep, as që do më pranonin aty”, thotë njëri prej përdoruesve të rrjetit, duke rrëfyer përvojën e tij në Bahamas.
Komentet e hedhura në këtë diskutim janë me mijëra dhe e pamundur që të lexohen që të gjithë. Por, një ide e përgjithshme krijohet duke lexuar një pjesë të tyre dhe në këtë ide, përshtypjet për Shqipërinë janë përgjithësisht pozitive.
Sipas Reddit-ersave, Shqipëria bën pjesë tek vendet me miqësore me turistët dhe që pjesa më e madhe dëshirojnë të rikthehen sërish për pushime në vendin tonë.
Përdoruesit me emrin “GogoJohn” shprehet se:
Shqiptarët janë njerëz kuriozë, miqësorë dhe shumë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët, sidomos kur bëhet fjalë për të huaj dhe turistë. Kanë një mikpritje të jashtëzakonshme”.
Në të njëjtën kategori me Shqipërinë, pra miqësorë me turistët renditen edhe Malajzia, Mauritania, Ishujt Solomon, Tajlanda, Tunizia dhe Vietnami.
Ndërkohë, si të mërzitshme janë vlerësuar nga përdoruesit e këtij rrjeti social Franca, Luksemburgu, Sllovakia dhe Finlanda.
Një tjetër kategori ishte ajo e vendeve të rrezikshme. Çuditërisht veç Somalisë, Hondurasit dhe Venezuelës, në këtë kategoria është vendosur edhe Kroacia.
Si vende të pista dhe të varfra janë renditur Haiti, Xhamajka, Paraguaji, Kuba, Rusia, India, Indonezia dhe Filipinet.
Italia është e vetmja që përfshihet në kategorinë “e zhurmshme”, ndërsa SHBA e vetmja në kategorinë e vendeve “raciste”.
Kategoria “të çuditshëm dhe të pasjellshëm” përfshin vende si Japonia, Koreja e Jugut, Greqia, Libani, Rumania, Arabia Saudite, Turqia, Zvicra apo Republika Çeke.
Pjesa më e madhe e turistëve thotë se janë ngacmuar seksualisht në Egjipt, Marok dhe Suazilend.
Të shtrenjta, të ftohta dhe të mërzitshme vlerësohen vendet skandinave dhe Kanadaja.
Diskutime rreth kësaj post