Konsumi i pijeve alkoolike sipas fuqisë blerëse në Shqipëri ishte sa 19% i mesatares europiane, ndërkohë Kosova qëndron vetëm më pak sipër nesh me 22%.
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor më pijedashësit janë malazezët dhe serbët, ndërsa pas tyre vjen Maqedonia e Veriut. Ndërkohë, në nivele të ngjashëm me Shqipërinë paraqitet Bosnjë Hercegovina.
Ndërsa konsumi është i ulët, çmimet e pijeve alkoolike në Shqipëri janë sa 122% e mesatares europiane, sipas tabelave të Eurostat, duke qenë një faktor që mund të ndikojë në stepjen e konsumatorëve për të blerë këtë produkt. Pijet alkoolike janë më të lirat në Europë në Maqedoninë e Veriut, me 81% të mesatares europiane dhe më të shtrenjtat në Suedi, me 219% të mesatares europiane.
Shpenzimi nominal për frymë për pije alkoolike në Shqipëri në 2021-n ishte 86 euro, përkundrejt 286 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian, sipas tabelave të Eurostat.
Ndërkohë nga tabelat, shihet qartë se tek shtetet më pijedashëse hynë zvicerianët, më pas austriakët, vendet baltike dhe Gjermania, ku temperaturat janë edhe më të ulëta se në Shqipëri apo vendet e Mesdheut. Ngjashëm edhe në Greqi, konsumi i alkoolit është sa 28% i mesatares evropiane, ndërsa në Itali 69%, pra poshtë mesatares.
Diskutime rreth kësaj post