Kur ende nuk janë bërë dy muaj të plota që nga krijimi i qeverisë Rama 3 dhe emërimi i Lindita Nikollës në krye të Kuvendit shqiptar, ish-ministrja e Arsimit iu është rikthyer ‘zakoneve të vjetra’. E kur themi ‘zakone të vjetra’ e kemi fjalën për tenderat abuzive për gjëra luksi që kryeparlamentarja bënte kur ishte në krye të Ministrisë së Arsimit dhe duket se po i vazhdon edhe tani që është në krye të Kuvendit.
Së fundmi, Nikolla ka finalizuar tenderin për blerjen e dy makinave për vete dhe administratën e Kuvendit me vlerë 100 milionë lekë, pra nga 50 milionë lekë secila. Në këtë mënyrë Nikolla konkuron fort ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj i cili nuk ia kurseu vetes një makinë super luksoze. Për blerjen e makinave, Nikolla ka kontraktuar kompaninë ‘Albania Motor Company’, e cila ka si objekt tregtimin e automjeteve. Por gjërat nuk janë kaq të thjeshta pasi pas kësaj kompanie qëndron oligarku Artan Dulaku, një klient i hershëm i Edi Ramës, dhe i Erion Veliajt me të cilin bashkëpunon për ngritjen e kullave në kryeqytet.
Dulaku është gjithashtu një klient i Ogerta Manastirliut, nga e cila ka marrë rreth 4 milionë USD përmes tenderave me blerje autoambulanca. Por në rastin e Lindita Nikollës bie në sy fakti se një nga makinat që ajo ka blerë kushton rreth 50 mijë USD, e cila as që krahasohet me makinat e krerëve të bashkive e drejtorive që kapin vlerën 30 milionë lekë. Por duket se dëshira e Nikollës për të blerë këto makina super të shtrenjta është frymëzuar nga Edi Rama i cili lëviz me një makinë 500 mijë dollarëshe.
Por në një kohë që Rama dhe Ahmetaj kanë shpallur krizën energjitike, rritjen e çmimit të gazit, naftës dhe së shpejti edhe të produkteve ushqimore është e çuditshme se si pushtetarët vazhdojnë të përfitojnë nga tenderat miliona dollarësh për gjëra të panevojshme kur shqiptarët jetojnë në krizë.
Diskutime rreth kësaj post