Në këtë 106-vjetor pavarësie, aktivistë të “Aleancës Kuq e Zi”, kanë ndërmarrë një akt simbolik në Thesprotia, njësi rajonale e Greqisë me qytet qendror Igumenicën. Shqiptarët kanë postuar foto në Facebook teksa heqin flamurin grek nga një monument historik dhe vënë atë shqiptar, ndërkohë që shumë pranë këtij vendi janë edhe zyrat e Agimit të Artë.
Media greke “Tilestwra” shkruan: “Ky është një provokim dhe të gjithë po pyesin se çfarë po bëjnë autoritetet që lënë ekstremistët shqiptarë të sillen në një shtet të huaj si në shtëpinë e tyre?!
Kjo është padyshim një përpjekje për të nxitur një klimë kundër Greqisë dhe për t’i dhënë zë Çamërisë, e cila pretendon për prona në fshatrat e prefekturës së Thesprotisë.”
Ky veprim ka bërë bujë në të gjitha mediat e shtetit fqinj, që haptazi e quajnë provokim.
Diskutime rreth kësaj post