Sot përfundoi festivali tashmë i përvjetshëm i këngëve ballkanike në Bruksel .
Balkan Trafik i dha një prezencë të fuqishme këngëve shqiptare, duke i shfaqur ato hiç më pak se 27 herë në skenë me artistë dhe zhanre të ndryshëm.
Duke nisur nga folklori i ëmbël geg, e deri tek këngët isopolifonike të jugut, Brukseli këto ditë këndoi shqip.
Natyrisht, në këtë eveniment nuk mungoi ansambli shqiptar “Vatra” nga Brukseli, të cilët i dhuruan festivalit Balkan Trafik një shije mbresëlënëse të kulturës së pasur mbarëshqiptare me rapsodi dhe këngë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Poashtu, në festival u shfaq filmi i nominuar për Oskar “Shok” si dhe shumë përralla dhe tregime tjera shqiptare.
Morën pjesë edhe artistë të estradës tonë si : Vikena Kamenica me Ali Pasha & Keli Band, Grupi “Rinia”, i këngëve dhe valleve dasmash tona, Dren Abazi & Zig Zag Orkestra e tij.
Diskutime rreth kësaj post