Pak ditë na ndajnë nga festat e fundvitit, radhë të gjata kilometrike janë krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në hyrje të Shqipërisë.
Ashtu si çdo vit, emigrantët kthehen në vendlinjde për të kaluar festat me familjarët e tyre, por ata hasin vështirësi, duke pritur me orë të tëra për të kaluar në doganë.
Bëhet me dije se pala greke punon vetëm me një sportel në dalje. Po ashtu edhe në pikën kufitare të Kapshticës ka fluks automjetesh që presin për të hyrë në vendin tonë.
Diskutime rreth kësaj post