Vlogeri i njohur AzizDrives ka dhënë vlerësime të larta për veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” që do të prodhohet nga Arrera Automobili. AzizDrives është një vloger i njohur në platformën e YouTube ku bënë vlerësime për brende të shumta të automjeteve në bot.
“Deri më tani nuk kemi pasur hiper-makinë të prodhuar në Ballkan, e kemi Rimacun elektrik që prodhohet në Kroaci, njëherësh hiper-makina më e shpejtë elektrike në planet por është elektrik. Derisa Illyrian TSX është me motor benzine”, thotë youtuberi.
“Shqiptarët kanë krijuar diçka që nuk e kemi pritur aspak. Bëhet fjalë për automjetin e Illyrian TSX nga Arrera që vjen me dy versione motori”, theksoi ai.
Illyrian TSX u projektua nga sipërmarrësi shqiptar në Itali, Qëndrim Thaçi dhe u prezantua një javë më parë.
Siç ka bërë të ditur Arrera Automobili ku në krye të kompanisë është vetë Thaçi, hiper-makina fillimisht do të prodhohet në Itali e më pas edhe në Kosovë; sipas vlogerit AzizDrives kjo është një gjë shumë pozitive për kosovarët.
Diskutime rreth kësaj post