Turistët e huaj në Shqipëri janë një ndër burimet më të mëdha të të ardhurave në ekonominë shqiptare. Ata vijnë në vendin tonë për shkak të bukurive natyrore të panumërta që të ofron vendi ynë, ku gjen një larmishmëri pasurish natyrore, si dete, lumenj, kanione, male, kodra, fusha, laguna, pyje etj.
Mirëpo, turistët e thuaj jo gjithmonë kanë mbetur të kënaqur në vendin tonë, pasi shpesh janë përballur me situata të pazakonta, ku kanë re pre e incidenteve, siç ndodhi gjatë verës së vitit të kaluar në hotelin e Mihal Kokëdhimës, ose turistë të tjerë që janë dhunuar ose grabitur nga shqiptarë, që përpiqen t’i vënë bojën vendit tonë me veprat e tyre të paskrupullta.
Një rast i ngjashëm është regjistruar së fundmi në Tiranë, ku një turiste e huaj ka rënë pre e një grabitje, ku i janë vjedhur të gjitha paratë.
Ajo është detyruar të dalë të lypë në mes të rrugës në kryeqytet, pranë 9-katsheve.
Në letrën që mban në duar shkruhet: “Kam nevojë për ndihmë! Paratë e mia u vodhën. Zoti ju bekoftë!”
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post