Aktori i njohur nga Kosova, Osman Azemi, ditë më parë tha në një emision se shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj atyre të Kosovës, duke shkaktuar dhe reagime të shumta.
Ai tha se Shqipëria nuk ka emra si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e shumë të tjerë. Ish-aktori i Shtupcave deklaroi më tej se inate të tilla mund të bëjnë atë që në ardhmen ta kalojë kufirin nga Rozhaja në Mal të Zi dhe jo nga Morina, në kufirin Kosovë-Shqipëri.
Kjo deklaratë e tij ka bërë bujë në media e gjithandej, duke ngjallur polemika të ndryshme. Osmani ka bërë një reagim në rrjetet sociale, duke shprehur mendimin e tij dhe njëherë për raportet Shqipëri-Kosovë.
Postimi i plotë i Osman Azemit (pa ndërhyrje):
Sqarim rreth keqkuptimeve pas emisionit në Klan Kosova
Jam i indinjuar që Federata Shqiptare e Futbollit pretendon të mbaj një kampionat ndërkombëtar bashkë me Serbinë.
Jam i indinjuar që angazhohet një trajner serb në një klub elitar shqiptar.
Jam i indinjuar nga rampa e 5 eurove, e vendosur pikërisht në venën kryesore që e lidh Kosovën me Shqipërinë.
Për shkak të këtij indjimi edhe mund të jem shprehur përtej asaj që në të vërtet e ndjej:
Jam për Bashkim Kombëtar ashtu siq kanë qenë, janë dhe do të jenë të gjithë shqiptarët.
Me plazhë të Shqipnisë s’ka.
Me Valbonë s’ka.
Me Bjeshkë të Nemuna s’ka
Me suxhuk të Gjakovës s’ka.
a. Edhe i Pejës asht i mirë
Nuk më pëlqen speci i djegst dhe hudrat e Kinës.
Shnet e dashni për të gjithë!
Diskutime rreth kësaj post