“Jelekët e verdhë” që po udhëheqin protestat masive në Francë janë duke tronditur seriozisht pozitat e pushtetit të Presidentit Macron, i cili erdhi me kartën e mbështetjes së shtresave të ulta dhe të mesme, por që deri më tani ka treguar se po i shërben të pasurve sipas protestuesve.
Furia e protestueve nuk ndalet pavarësisht se janë arrestuar më shumë se 100 prej tyre duke “djegur” Parisin, ndërsa kanë njoftuar edhe një protestë tjetër në ditët në vijim, shkruan Albeu.com.
Ata kanë zgjedhur jelekët e verdhë si simbol duke dashur të mos identifikohen me asnjë parti apo lëvizje politike dhe ideologjike.
Si nisi?
Gjithçka nisi kur qeveria e Macron deklaroi se do të rriste taksat për karburantet me argumentin e njëjtë në këto raste, ahstu siç bën edhe qeveria shqiptare, se synonin uljen e përdorimit të makinave dhe pastrimin e ajrit. Por, ndryshe nga shqiptarët, francezët nuk e “hëngrën” këtë duke u ngritur masivisht.
Bëhet fjalë për një rritje taksash mbi karburantet prej 76 cent për naftën dhe 38 cent për benzinën.
E megjithatë, edhe pse i kanë të ardhurat ku e ku në rapor me shqiptarët, francezët po djegin Parisin për këtë rritje taksash.
E nisen me karburantet, por tashmë “jelekë-verdhët” po protestojnë edhe kundër arrogancës së qeverisë së Macronit, rritjes së taksave për shtresat e mesme dhe të varfra dhe uljen e tyre për të pasurit, shkruan Albeu.com.
Wshtë e njëjta gjë që po bën qeveria shqiptare! Edhe Rama ka rritur ndjeshëm taksat për të varfrit dhe po majm oligarkët pranë tij me lloj lloj koncensionesh, ulje të taksave për hotelet e tyre, etj.
Protestat e “jeleke-verdhëve” të Francës bëhen kryekëput për të njëjtat shkaqe që duhej të protestonin edhe shqiptarët, por ndryshe nga francezët, ne nuk po gjejmë kurajon që t’i themi MJAFT hajdutërisë 28 vjeçare në kurrizin e milionave në shërbim të disa oligarkëve në shërbim të qeveritarëve! /albe
Diskutime rreth kësaj post