Mbrëmjen e sotme Elbasani është blinduar nga prania e forcave policore të cilët kanë blinduar gjithë zonat.
Pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në këtë qytet, raportohet që kjo është prania më e shumtë e konstatuar në këtë qytet.
Në të gjitha kryqëzimet dhe akset rrugore të Elbasanit si dhe nëpër lagjet kryesore të këtij qyteti ka patrullime të forcave ‘Shqiponja’ dhe të FNSH-së.
Ndërkohë, mësohet se policia është duke kontrolluar imtësisht përdoruesit e automjeteve dhe të gjithë personat me precedentë penalë shkruan bë.
Ka patur kontrolle të befasishme në biznese të ndryshme dhe në banesa. Burimet zyrtare janë të rezervuara në dhënien e informacioneve , por burime konfindenciale konfirmuan se policia është duke ushtruar detyrat e saj për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike si dhe për parandalimin dhe zbulimin e aktivitetit kriminal që ushtrojnë persona të ndryshëm. /albeu
Diskutime rreth kësaj post